KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova nuk është vend kandidat për BE-në”, Tahiri i replikon Konjufcës: Kemi humbur 46 milionë euro

“Kosova nuk është vend kandidat për BE-në”, Tahiri i replikon Konjufcës: Kemi humbur 46 milionë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë debatit parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian.

Tahiri ka thënë se çështjet e ngritura në raport, përfshirë kuotën gjinore në Kuvend, përbërjen e komisioneve parlamentare dhe moszgjedhjen e kryeprokurorit, nuk duhet të përdoren për të arsyetuar gjendjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ai ka theksuar se Kosova ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse aplikimin e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

“Letërnjoftimi i Kosovës sot në raport me integrimin evropian është shumë i thjeshtë: Kosova nuk është vend kandidat. Nga dhjetori i vitit 2022 kemi aplikuar për kandidaturë dhe nuk ka ndodhur asgjë”, ka deklaruar Tahiri.

Më tej, ai ka thënë se Kosova ka humbur 46 milionë euro dhe rrezikon të humbasë edhe 131 milionë euro të tjera, si pasojë e situatës në raport me Bashkimin Evropian.

“Hiq dorë nga përgjegjësia e integrimit evropian. Ka shumë punë të tjera, merreni dikë nga kabineti, ngriteni nivelin dhe merreni seriozisht këtë raport, sepse është raport i keq për vendin”, i është drejtuar Tahiri Konjufcës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të marrë më seriozisht gjetjet e raportit dhe të fokusohet në përgjegjësitë që ka Kosova në procesin e integrimit evropian. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.