Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian paraqet pasqyrën e gjendjes së Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Tahiri ka thënë se raporti reflekton gjendjen reale të vendit gjatë vitit që lamë pas.
Ai ka theksuar se integrimi evropian përbën një nga çështjet për të cilat ekziston pajtueshmëri ndërpartiake dhe ndëretnike në Kosovë.
“Nëse ka një pajtueshmëri ndërpartiake, ndëretnike në Kosovë, ajo është se Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimit”, ka deklaruar Tahiri.
Burimi: dukagjini.com ↗

