Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë qëndrimit të tij në Paris.
Për këtë takim njoftoi Sorensen në X ku tha se temë diskutimi mes tyre ishte rruga përpara e dialogut me formimin e institucioneve në Kosovë, si dhe “aspekte të ndryshme” në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Takim i mirë me kryeministrin Kurti sot në Paris. Tani që institucionet në Prishtinë janë funksionale, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd–Prishtinë dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin”.
Burimi: gazetablic.com ↗

