Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, ka njoftuar se ka rritur me gjithsej 350 MW Kapacitetin NETO të Transmetimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit teknik me operatorët e sistemeve të transmetimit të këtyre vendeve.
“Në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror, KOSTT ka intensifikuar angazhimin me operatorët fqinjë për shfrytëzimin më efikas të infrastrukturës ekzistuese të transmetimit. Rritja e kapaciteteve është mbështetur në analiza teknike dhe koordinim rajonal, duke respektuar kriteret e sigurisë së operimit të sistemit elektroenergjetik. Kapacitetet shtesë do të lehtësojnë tregtimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe qasjen në tregjet rajonale, duke krijuar kushte më të favorshme për konkurrencë dhe efikasitet në treg. Në prag të dimrit, kur rriten konsumi dhe nevojat për import, këto kapacitete u japin pjesëmarrësve të tregut më shumë mundësi për sigurimin e energjisë së nevojshme dhe kontribuojnë në forcimin e sigurisë së furnizimit”, ka njoftuar KOSTT.
KOSTT ka falenderuar operatorët e vendeve fqinje për bashkëpunimin dhe mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së kapaciteteve ndërkufitare, koordinimit rajonal dhe integrimit të mëtejshëm të tregut të energjisë elektrike të Kosovës me tregjet evropiane. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

