KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: Zhvendosja e fototgrafive po tentohet të arsyetohet si diçka normale, por vendet përballë tualeteve e ç’nderojnë Republikën

Osmani: Zhvendosja e fototgrafive po tentohet të arsyetohet si diçka normale, por vendet përballë tualeteve e ç’nderojnë Republikën

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar ashpër për ndërrimin e vendeve të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë nga Presidenca.

Ajo deklaroi se ato fotografitë janë vendosur përballë tualeteve e që sipas saj këto veprime nuk janë aspak dinjitoze.

Osmani ka përmendur edhe kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai ishte një kandidat i jashtëzakonshëm, i cili, sipas saj, nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë dhe as portretin e presidentit Ibrahim Rugova.

“Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme në vendet e nderit dihet kush e ka vendin”, tha Osmani.

“Vendet e errëta e përballë tualeteve e ç’nderojnë Republikën tonë”,shtoi ajo.

Ajo po ashtu tha se madhështinë e Rugovës nuk mund ta zbehë askush./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.