Juventusi po shqyrton mundësinë e shitjes së njërit prej dy anësorëve, Edon Zhegrova ose Francisco Conceicao, gjatë afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të krijojë hapësirë për transferimin e një sulmuesi të ri qendre.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, ndryshimi taktik i trajnerit Luciano Spalletti ka ndikuar në planet e klubit bardhezi. Randal Kolo Muani pritet të vazhdojë të aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, pozitë në të cilën ka dhënë përgjigje pozitive.
Kjo situatë ka krijuar konkurrencë të madhe në repartin ofensiv dhe njëri mes Zhegrovës dhe Conceiçaon mund të largohet nga Torino.
Për Zhegrovën, ky zhvillim mund të jetë një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen e tij te Juventusi, ndërsa klubi synon të përforcojë qendrën e sulmit me një numër nëntë të ri.
/GazetaBlic Sport/

