KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tension mes Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe, trajneri synon të përmirësojë marrëdhëniet!

Tension mes Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe, trajneri synon të përmirësojë marrëdhëniet!

Marrëdhëniet mes Zinedine Zidane dhe Kylian Mbappe nuk janë në nivelin më të mirë që nga momenti kur trajneri francez mori drejtimin e kombëtares së Francës.

Sipas raportimeve të gazetës franceze L’Equipe, mes dy figurave kryesore të përfaqësueses franceze ka pasur njëfarë tensioni, ndërsa raporti i tyre nuk është aq harmonik sa ai që Mbappe kishte me ish-trajnerin Didier Deschamps.

Një nga arsyet e pakënaqësisë lidhet me vendimin taktik të Zidane për ta aktivizuar Mbappen në krahun e majtë, duke vendosur Ousmane Dembele në qendër të sulmit. Ky ndryshim pozicioni thuhet se nuk i ka pëlqyer yllit të Real Madridit.

Megjithatë, Zidane dëshiron ta përmirësojë situatën gjatë grumbullimit të ardhshëm dhe të rikthejë harmoninë me kapitenin e Francës.

Madje, trajneri ka bërë të ditur se Mbappe do të luajë në pozicionin e tij të preferuar, në qendër të sulmit, në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.