KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Inter dhe Carlos Augusto, rinovimi ngec për shkak të pagës

Inter dhe Carlos Augusto, rinovimi ngec për shkak të pagës

Interi vazhdon të punojë për rinovimin e kontratës së Carlos Augustos, por negociatat mes palëve janë ende larg marrëveshjes.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pengesa kryesore është diferenca e madhe mes kërkesave të futbollistit brazilian dhe ofertës së klubit zikaltër.
Palët thuhet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2031, por jo edhe për kushtet financiare.

Augusto, i cili po kalon një sezon shumë të mirë nën drejtimin e Cristian Chivut dhe së fundmi është ftuar edhe nga Kombëtarja e Brazilit, kërkon një pagë në nivelin e lojtarëve më të paguar të skuadrës.

Si referencë për kërkesat e tij shihen Alessandro Bastoni, që përfiton 5.5 milionë euro neto në sezon, dhe Federico Dimarco, me 5.2 milionë euro.

Interi dëshiron ta mbajë brazilianin në skuadër, por negociatat mbeten të hapura. Ndërkohë, interesimi nga klube të tjera në Itali dhe jashtë saj mund ta komplikojë edhe më shumë situatën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.