KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut.

Shiroka-Pula ka vlerësuar kontributin e IRI-t në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend, veçanërisht përmes mbështetjes për partitë politike, Kuvendin dhe fuqizimin e grave në politikë dhe vendimmarrje, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë takimit është folur edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit dhe promovimin e debatit politik.

Po ashtu, në takim janë trajtuar çështje të sigurisë rajonale dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.