KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti e Murati përplasen edhe për “Lojërat Mesdhetare”: Kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Hoti e Murati përplasen edhe për “Lojërat Mesdhetare”: Kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet.

Hoti ka kritikuar Qeverinë për mungesë të marrjes së përgjegjësisë në organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, duke kërkuar që ekzekutivi të marrë përsipër financimin e plotë të projekteve të nevojshme, në rast se Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i realizojë ato.

“Lojërat Olimpike (Mesdhetare), me Komunën e Prishtinës “kërrsh” jeni bërë duke u shtyrë njëri me tjetrin. Duhet të marrësh pronësi, ti qeveri je. T’i të marrësh pronësi për të gjitha ato, për krejt buxhetin që duhet për Lojërat Olimpike edhe t’i inkuadrosh ti në buxhet nëse Komuna e Prishtinës nuk e bën, edhe komunat tjera sepse do të shpërndahen gjithandej, duhet të marrësh pronësi. Në 2030-tën do të ndodhin, më 2027 ose 2028 do të duhej të përfundonin plotësisht”, theksoi Hoti.

Në përgjigjen e tij, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për Lojërat Mesdhetare është akomoduar në kuadër të Ministrisë së Sportit, por theksoi se ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ndërtohen objekte sportive.

“Tek çështja e Lojërave Mesdhetare, edhe këtu kemi situatën e ngjajshme meqenëse ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ketë ndërtim. Ideja ka qenë që të ketë një grumbullim dhe në momentin që ka qartësim, Ministria e Sportit mund të vazhdojë me zbatimin e projektit por buxhetimi, pra jemi munduar që ta akomodojmë të gjithë shumën në buxhet të Ministrisë së Sportit”, deklaroi Murati.

Debati vjen në një kohë kur përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdojnë të përballen me sfida, ndërsa organizimi i tyre kërkon koordinim mes institucioneve dhe realizimin me kohë të projekteve infrastrukturore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.