Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio, sot feston ditëlindjen e tij të 52-të.
Ylli i Hollywood-it ka lindur më 11 nëntor 1974 në Los Angeles të Kalifornisë. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai është bërë një nga aktorët më të njohur në botë, me role të spikatura në filma të suksesshëm si “Titanic”, “Inception”, “The Wolf of Wall Street” dhe “The Revenant”.
DiCaprio ka fituar çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 2016, për interpretimin e tij në filmin “The Revenant”.
Burimi: indeksonline.net ↗

