KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tre shoferë ndëshkohen në Ferizaj: Njëri voziste me 2.11 promilë alkool, njëri pa leje e tjetri me 156 km/h në zonë 50 km/h

Tre shoferë ndëshkohen në Ferizaj: Njëri voziste me 2.11 promilë alkool, njëri pa leje e tjetri me 156 km/h në zonë 50 km/h

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndëshkuar tre shoferë, që janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e trafikut .

Rastet kanë ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe në fshatin Lloshkobare në Ferizaj

Shoferët të cilët janë ndëshkuar:

A.H. (33 vjeç) – 2.11 promilë. Është dënuar me 500 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 12 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

E.S. (19 vjeç) – Është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit, sepse kishte masë mbrojtëse nga data 27.08-26.11.2026 , ndërsa i konfiskohet edhe vetura.

E.M (30 vjeç) – Është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit, sepse ka bërë tejkalimin e shpejtesisë, ku në një zonë me kufizim 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 156 km/h.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.