Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, vizituan dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoftua nga afër me ecurinë e procesit të validimit, përgatitjet profesionale dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së.
Procesi i validimit është duke u realizuar nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, që është një hap i rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të NATO-s.
Ky proces dëshmon përkushtimin e FSK-së për zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të saj, ngritjen e ndërveprueshmërisë me vendet aleate dhe avancimin drejt standardeve të NATO-s.

