KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sulltanesha merr një nga rolet më të mëdha të karrierës

Meryem Uzerli po rikthehet në ekranin e madh me një rol që pritet të marrë shumë vëmendje.

Aktorja e njohur, e cila për publikun shqiptar identifikohet ende fort me rolin e Hürrem Sulltaneshës, është zgjedhur për të interpretuar Maria Puder në adaptimin filmik të romanit të famshëm turk “Kürk Mantolu Madonna”.

Bëhet fjalë për një nga personazhet femërore më ikonike të letërsisë turke, të krijuar nga shkrimtari Sabahattin Ali. Maria Puder përshkruhet si një grua e lirë, e fortë, e vetmuar dhe emocionalisht komplekse, çka e bën rolin një sfidë të madhe edhe për vetë Uzerlin.

Filmi do të realizohet nga Fikri Harika Production dhe Saçaklı Film Studios, ndërsa regjinë do ta ketë Sedat İnci. Skenari është përshtatur nga Mert Dikmen.

Xhirimet planifikohen të zhvillohen mes Turqisë dhe Gjermanisë, ndërsa një pjesë e rëndësishme e produksionit do të realizohet në studiot e njohura Babelsberg në Berlin.

Ndërkohë, ende nuk është zgjedhur aktori që do të interpretojë Raif Efendi, personazhin tjetër kryesor të historisë. Për këtë rol po zhvillohen ende takime me aktorë të ndryshëm.

Ky projekt shënon një rikthim të rëndësishëm për Meryem Uzerlin, e cila pas suksesit ndërkombëtar me “Muhteşem Yüzyıl” ka vazhduar karrierën mes Turqisë dhe projekteve ndërkombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.