SPB Tetovë njofton se dje (10.11.2026), në orën 12:00, në SPB Tetovë, një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga J.L. (46) nga Gjermania për shumën prej 6.800 euro.
Sipas denoncimit, përmes një faqeje interneti gjermane për shitjen e automjeteve, ai kishte rënë në kontakt me personin, me ç’rast ishin marrë vesh dhe më 29.10.2026 i kishte paguar paratë përmes llogarisë bankare.
“Pasi shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, u konstatua se personi i denoncuar nuk jeton atje dhe se adresa është e rreme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
Burimi: telegrafi.com ↗

