Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për zhvillim ekonomik në vend.
Ai ka thënë se Kurti po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga.
“E fsheh të vërtetën brutale se:
– nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;
– nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;
– nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;
– gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse sipas tij janë shpenzuar miliona në skema të supërpunës e të subvencioneve pa asnjë efekt real afatgjatë.
“Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta. Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka shtuar Hoti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

