KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona interesohet për Pedro Porron, por çmimi i Tottenhamit është pengesë

Barcelona interesohet për Pedro Porron, por çmimi i Tottenhamit është pengesë

Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes dhe një nga emrat që ka përfunduar në listën e saj është ai i Pedro Porros.

Mbrojtësi spanjoll i Tottenhamit shihet si një alternativë për të përforcuar skuadrën katalanase, por transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të medias spanjolle “Sport”, Tottenham kërkon 70 deri në 80 milionë euro për kartonin e Porros, shumë që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk është i gatshëm ta paguajë.

Për këtë arsye, mbetet të shihet nëse Barcelona do të tentojë të negociojë një çmim më të ulët apo do të drejtohet drejt alternativave të tjera për repartin defensiv.

Pedro Porro vazhdon të jetë një emër interesant për katalanasit, por kërkesat financiare të Tottenhamit për momentin përbëjnë pengesën kryesore në këtë operacion.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.