KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E mposhti Liverpoolin, Dirk Kuyt merr vendimin e papritur nga Fenerbahçe

E mposhti Liverpoolin, Dirk Kuyt merr vendimin e papritur nga Fenerbahçe

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, holandezi ka falënderuar presidentin e klubit, futbollistët, stafin teknik dhe tifozët për muajt e kaluar në Stamboll.

Kuyt ka veçuar si një prej arritjeve më të rëndësishme kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pas 18 vjetësh mungesë, si dhe fitoren ndaj Liverpoolit në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Ai kishte marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës si trajner i parë, ndërsa këtë periudhë e ka cilësuar si një përvojë të paharrueshme.

Holandezi gjithashtu i ka uruar suksese trajnerit të ri, Emre Belözoğlu, duke theksuar se e respekton plotësisht vendimin e tij për të ndërtuar stafin sipas bindjeve të veta.

Në fund, Kuyt ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen, me mesazhin: “Ky nuk është lamtumirë, por vetëm deri në takimin e radhës”. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.