Pas publikimit të një videoje në IndeksOnline në të cilën shihet një veturë duke kryer tejkalim në vijë të plotë, zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë arritur ta identifikonin shoferin e automjetit.
Ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtjen e kryer, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këto masa:
Gjobë në vlerë prej 200 eurosh;
2 pikë negative;
Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Burimi: indeksonline.net ↗

