KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dy raketa ruse të lëshuara nga dronët shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë

Dy raketa ruse të lëshuara nga dronët shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë

Dy raketa lundruese të tipit S8000 Banderol, të lëshuara nga dronë, kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë sulmeve të mëdha ruse ndaj Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Sistemi Kombëtar i Integruar i Monitorimit të Moldavisë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka publikuar detajet e incidentit, raporton European Pravda.

Sipas autoriteteve moldave, raketa e parë kaloi kufirin shtetëror në orën 06:04, nga fshati Yasky, në rajonin e Odesës në Ukrainë, në drejtim të fshatit Tudora, në distriktin Ștefan Vodă të Moldavisë.

Ajo qëndroi në hapësirën ajrore moldave deri në orën 06:09, kur u largua në drejtim të fshatit Starokozache, në rajonin e Odesës, transmeton Telegrafi.

Raketa e dytë hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë në orën 06:06, duke kaluar nga fshati Lymanske i Ukrainës drejt fshatit Pervomaisc, në zonën e Transnistrisë. Ajo u largua në orën 06:10, në drejtim të qytetit Rozdilna, në rajonin e Odesës.

Qendra e Operacioneve Ajrore e Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë po vazhdon monitorimin e hapësirës ajrore të vendit, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.