Aktori i njohur, Stacy Keach, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Keach ndërroi jetë të martën në shtëpinë e tij në Poloni, teksa lajmin e bëri të ditur bashkëshortja, Malgosia Tomassi.
Tomassi tha në një deklaratë se Keach vdiq pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë të zemrës,
Keach u bë i famshëm në vitet ’60 pasi filloi karrierën e tij në Broadway përpara se të kalonte në film në vitet ’70.
Ai është më i njohur për rolin e tij të përsëritur televiziv si Mike Hammer.
Aktori i suksesshëm grumbulloi më shumë se 200 role në filma dhe televizion gjatë karrierës së tij gjashtëdekadëshe.
Burimi: indeksonline.net ↗

