KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori i Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë

Ambasadori i Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nominimin e Michael Bogachek për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka përcjellë urimet Bogachek, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e miqësisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presim me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë tonë të qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Nominimi i Bogachek vjen në kuadër të vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat kultivojnë marrëdhënie të ngushta politike dhe diplomatike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.