KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

Anësori i Liverpoolit, Rio Ngumoha, ka zbuluar ambicien e tij të madhe për të ardhmen, duke thënë se synon ta fitojë Topin e Artë dhe të ndjekë shembullin e bashkëkombësit të tij, Harry Kane.

Talenti 18-vjeçar anglez nuk e fshehu dëshirën për ta fituar çmimin prestigjioz, duke besuar se një ditë mund të shpallet futbollisti më i mirë në botë.

“Po, 100 për qind”, u përgjigj Ngumoha kur u pyet nga “The Telegraph” nëse synon ta fitojë Topin e Artë.

“Fakti që Harry Kane e fitoi Topin e Artë është diçka shumë, shumë e madhe. Të njihesh si lojtari më i mirë në botë është e veçantë. Kjo i ka ndihmuar edhe futbollit anglez, sepse të gjithë e kanë parë një prej nesh duke e fituar Topin e Artë”.

Ngumoha shtoi se edhe vetë synon ta arrijë këtë sukses dhe beson se ka potencialin për ta bërë realitet.

“Për mua, do të doja ta arrija këtë dhe mendoj se mund ta bëj”, theksoi talenti i Liverpoolit.

Megjithatë, 18-vjeçari sapo ka nisur të krijojë hapësirë në ekipin e parë të Liverpoolit dhe ka ende një rrugë të gjatë përpara përpara se të mund të konkurrojë për çmimin individual më prestigjioz në futboll./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.