Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë herë pas here reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ekziston mundësia edhe për ndonjë shkarkesë elektrike.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara do të ketë ndonjë reshje të izoluar, përfshirë edhe orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në rajonin e Gjakovës, pritet herë pas here të jetë e fortë, me shpejtësi prej 7-43 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MeteoKosova
Burimi: gazetablic.com ↗

