KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cilat janë pesë ndeshjet më interesante për t’u parë gjatë Ligës së Kombeve?

Cilat janë pesë ndeshjet më interesante për t’u parë gjatë Ligës së Kombeve?

Liga e Kombeve do të sjellë gjallëri, emocione dhe rivalitet në futbollin ndërkombëtar nga data 9 deri më 17 nëntor. Me fazat vendimtare të grupeve në Ligën e Kombeve të UEFA-s, përballjet klasike të Amerikës së Jugut dhe ndeshjet e Brazilit në program, kjo periudhë ofron disa takime që mund të zbusin mallin për futbollin e klubeve, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Alex Xavier, në një artikull të publikuar në Flashscore, periudha nga 9 deri më 17 nëntor do të jetë e mbushur me përballje që meritojnë vëmendje të veçantë.

Në Evropë, dy raundet e fundit të Ligës së Kombeve do të jenë vendimtare për të përcaktuar se cilat ekipe do të kualifikohen në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Këtu janë 5 ndeshjet që meritojnë më shumë vëmendje gjatë kësaj dritareje ndërkombëtare:

1.Italia kundër Francës me 12 nëntor

Një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin evropian. Të dyja kombëtaret po garojnë për vendin e parë në Grupin A1 të Ligës së Kombeve. Kjo përballje e cila ishte gjithashtu finalja e Kupës së Botës 2006  mund të rezultojë vendimtare për përcaktimin e fituesit të grupit në turneun e UEFA-s.

2. Anglia kundër Kroacisë me 12 nëntor:

Një përballje që sjell ndërmend takime historike në kompeticione të mëdha, përfshirë gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018.

3.Portugalia kundër Danimarkës me14 nëntor në të cilën Portugalia, Ndeshja do të tërheqë edhe më shumë vëmendje, pasi është përballja e parë e Portugalisë pas njoftimit dramatik të Cristiano Ronaldos për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.

4. Spanja kundër Anglisë me15 nëntor

Një përballje e përsëritur mes finalistëve të Euro 2024, ku Spanja fitoi titullin pas një fitoreje 2-1.

5. Gjermania kundër Holandës me 16 nëntor .Gjermania dhe Holanda do të përballen për herë të dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të Jürgen Klopp-it në krye të katër herë kampionëve të botës./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.