KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Mikhail Bogachek, është propozuar të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, duke e publikuar emrin e Bogachek në listën e propozimeve të dërguara në Senat, shkruan IndeksOnline.

Bogachek është sipërmarrës me mbi 25 vjet përvojë në udhëheqjen e inovacionit në fushën e kujdesit shëndetësor, teknologjisë dhe qeverisjes.

Ai kishte shërbyer si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS).

Në këtë cilësi, Dr. Bogachek mbikëqyri qeverisjen dhe integritetin e operacioneve institucionale, duke përfshirë Shërbimet e Përgjithshme, Prokurimin dhe Mbikëqyrjen e Menaxhimit, Shërbimet Financiare, Burimet Njerëzore, si dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit; ai gjithashtu mbikëqyr Zyrën e sapokrijuar për Menaxhimin e Riskut.

Mbetet të shihet se në cilën mbledhje të Senatit do të shqyrtohet kandidatura e Bogachekut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.