KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Frika nga sulmet iraniane, SHBA zhvendos avionët luftarakë nga baza ushtarake në Britani

Frika nga sulmet iraniane, SHBA zhvendos avionët luftarakë nga baza ushtarake në Britani

Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar avionët të cilët shërbejnë për të furnizuar bombarduesit, nga një bazë e RAF-it në Britani, pasi kanë regjistruar një kërcënim të dyshuar nga Irani.

Të paktën 10 aeroplanë amerikanë u nisën nga baza ajrore RAF Mildenhall në Suffolk të hënën, sipas BBC, dhe u ulën në baza të tjera amerikane në Evropë dhe në aeroportin Prestëick në Skoci.

Operacioni u raportua për herë të parë nga ëall Street Journal dhe u konfirmua nga dy zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar të informuar për këtë çështje.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Ne nuk komentojmë rregullisht mbi aktivitetin e kombeve të tjera. Avionët dhe asetet e tjera lëvizin rregullisht sipas kërkesave operacionale.”

Kjo vjen disa javë pas një incidenti sigurie të lidhur me Iranin në RAF Fairford, ku SHBA-të tërhoqën bombarduesit e tyre nga baza dhe i kthyen ata në Amerikë.

Një incident i madh u shpall pasi tre furgonë të dyshimtë u panë pranë Fairford, gjë që çoi në tetë arrestime. Dy shtetas britanikë u paraqitën në gjykatë në tetor në lidhje me një komplot të dyshuar të lidhur me Iranin.

Zëdhënësi i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, tha: “SHBA-të janë një nga partnerët tanë kryesorë të sigurisë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, duke ndarë inteligjencën dhe duke iu qasur kërcënimeve së bashku. Avionët dhe asetet e tjera lëvizin rregullisht sipas kërkesave operacionale… Mbrojtja e bazave tona, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në të gjithë botën, është një përparësi kryesore.”

Udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, tha të martën se tërheqja e fundit e aseteve nga SHBA-ja është “shumë shqetësuese dhe qeveria jonë nuk ka absolutisht asgjë për të thënë në lidhje me të”.

Kreu i shërbimit të inteligjencës MI5, Ken McCallum, tha muajin e kaluar se kërcënimet nga kundërshtarët e huaj kundër Mbretërisë së Bashkuar ishin katërfishuar në dekadën e fundit, duke përfshirë një rritje të agresionit të sponsorizuar nga Irani kundër vendeve dhe bazave ushtarake hebraike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.