Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka zbuluar listën me dhjetë futbollistët e nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari Afrikan i Vitit 2026”, një prej vlerësimeve më të rëndësishme individuale në futbollin e kontinentit shkruan IndeksOnline.
Lista përfundimtare për çmimin e madh përfshin emra të njohur të futbollit evropian dhe afrikan:
Amad Diallo – Bregu i Fildishtë, Manchester United, Yoane Wissa – RD e Kongos, Newcastle United, Antoine Semenyo – Gana, Manchester City, Ismaël Saibari – Maroku, Bayern Munich, Achraf Hakimi Maroku,Paris Saint-Germain, Brahim Díaz – Maroku, Real Madrid, Ismaïla Sarr – Senegali, Crystal Palace, Pape Gueye – Senegali, Villarreal, Sadio Mané – Senegali, Al-Nassr, Teboho Mokoena – Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns.
Një prej detajeve më interesante të kësaj liste është përfaqësimi i vendeve të ndryshme afrikane dhe dominimi i Marokut dhe Senegalit
Maroku ka tre futbollistë: Achraf Hakimi, Brahim Díaz dhe Ismaël Saibari.
Senegali përfaqësohet me tre emra: Sadio Mané, Ismaïla Sarr dhe Pape Gueye.
Bregu i Fildishtë, RD e Kongos, Gana dhe Afrika e Jugut kanë nga një përfaqësues.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 2 dhjetor 2026 në Lagos të Nigerisë, në ambientet e Professor Wole Soyinka Centre for Culture and the Arts, i njohur edhe si National Theatre.
Fillimisht, ceremonia ishte planifikuar për 7 dhjetor, por CAF ka vendosur ta zhvendosë pesë ditë më herët. Mbrëmja festive do të nisë në orën 19:00 sipas kohës lokale të Nigerisë. /IndeksOnline/

