KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filmi “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar, prezantohet para publikut në New York

Filmi “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar, prezantohet para publikut në New York

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, ka pritur në takim regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, ekipin realizues të filmit “DUA”, i cili është propozimi zyrtar i Kosovës për çmimet Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Reka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur kënaqësinë për pritjen e artistëve kosovarë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji filmi “DUA” do të shfaqet para publikut në New York, duke sjellë përmes ekranit një rrëfim që, sipas tij, i jep zë kujtesës dhe e përcjell atë përtej kufijve, shkruan Telegrafi.

Reka ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e ekipit realizues, duke i cilësuar artistët e filmit si ambasadorë të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Përmes talentit dhe përkushtimit të tyre, artistët tanë të ‘DUA’-s dëshmojnë se janë ndër ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë”, ka shkruar ai.

Në fund, Reka ka shprehur krenarinë për krijimtarinë e ekipit dhe ka uruar sukses për filmin në rrugëtimin e tij drejt çmimeve Oscar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.