KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Duka për futbollistët që po e zgjedhin Kosovën: Nuk kemi asnjë problem, por do të doja të luanin për Shqipërinë

Duka për futbollistët që po e zgjedhin Kosovën: Nuk kemi asnjë problem, por do të doja të luanin për Shqipërinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka komentuar zgjedhjen e futbollistëve me origjinë shqiptare që po vendosin ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Duka ka theksuar se nuk ka asnjë kundërshtim nëse futbollistët zgjedhin Kosovën, ndonëse personalisht do të dëshironte që ata të zgjidhnin Kombëtaren e Shqipërisë.

“Ne kemi pasur luksin t’i kemi në dispozicion të gjithë futbollistët shqiptarë, pavarësisht se ku luanin  qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut apo në vende të tjera jashtë shtetit.

Në vitin 2015, ne lobuam për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, edhe pse pati nga ata që na paralajmëruan se kjo do të rrezikonte konkurrueshmërinë tonë sportive. Do ta bëja sërish të njëjtën gjë, sepse edhe fëmijët e Kosovës kanë të drejtë të luajnë për kombëtaren e tyre. Jam i lumtur që i kam mbështetur.

Nuk kam absolutisht asnjë problem nëse lojtarët zgjedhin të përfaqësojnë Kosovën, ndonëse do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnin Shqipërinë.”, është shprehur Duka.

Kreu i futbollit shqiptar ka bërë të ditur vazhdimisht se dyert e Kombëtares shqiptare mbeten të hapura për çdo futbollist shqiptar, duke respektuar njëkohësisht të drejtën e secilit për të vendosur se cilën përfaqësuese dëshiron ta përfaqësojë.Ndërkohë, vitet e fundit gjithnjë e më shumë futbollistë me prejardhje nga Kosova po e shohin përfaqësuesen e Kosovës si zgjedhjen e tyre të parë.

Ky trend lidhet edhe me konsolidimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar dhe me mundësitë që ofron për futbollistët e rinj për të qenë pjesë e projektit të “Dardanëve”./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.