Interi e ka bërë rinovimin e kontratës së Hakan Calhanoglut prioritetin kryesor, në përpjekje për të penguar mesfushorin që t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.
Duke folur për Sky Sport, eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio, shpjegoi se janari vështirë se do të jetë një muaj i ngarkuar për Interin, pasi klubi është përqendruar më tepër në sigurimin e marrëveshjeve të reja për lojtarët kyç.
“Besoj se fokusi i Interit është te rinovimet e kontratave. Të rinovosh me Calhanoglun sot është njëlloj sikur ta afrosh atë sërish në skuadër,” tha Di Marzio.
“Juventusit do t’i pëlqente shumë ta merrte atë falas, por Interi duhet të përpiqet t’i plotësojë kërkesat e tij për të mos lejuar kalimin e tij nga Interi te Juventusi – ashtu siç ndodhi më parë kur ai u transferua nga Milani te Interi.”
“Dimë se ai kërkon një kontratë dyvjeçare, por palët duhet të gjejnë gjithashtu një marrëveshje për pagën. E ardhmja e Calhanoglut është çështja më e rëndësishme.”
Kontrata aktuale e lojtarit të kombëtares turke skadon në vitin 2027, çka do të thotë se Interi rrezikon ta humbasë atë pa përfituar asgjë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjatjen e saj.
/GazetaBlic Sport

