KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Endrick largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar

Endrick largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar

Sulmuesi brazilian Endrick mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi, në kërkim të më shumë minutave dhe hapësirës për të treguar potencialin e tij.

Sipas raportimeve të “diarioas”, Endrick ka filluar të kërkojë një klub të ri që mund t’i garantojë hapësira loje dhe mundësinë për të marrë pjesë në kompeticione evropiane, duke i mundësuar kështu vazhdimin e zhvillimit të tij.

Sipas raportit, si Sporting CP ashtu edhe AS Roma janë shumë të interesuara për ta afruar atë.

Vetë Endrick, në konferencën për shtyp të mbajtur sot me kombëtaren e Brazilit, u shpreh: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar. Thjesht dua të luaj, të jem i lumtur.”

“Jam shumë i ri, jam 20 vjeç. Dua vetëm të jem i lumtur, të luaj, të shënoj gola e të jap asiste, si dhe të ndihmoj shokët e mi të skuadrës.”

“Ajo që më ndodhi në Lion, për shembull, ishte një nga gjërat më të mira që më kanë ndodhur ndonjëherë; pa dyshim, momenti më i lumtur.”

Paulo Fonseca, i cili e ka stërvitur Endrick-un te Lioni, tashmë drejton ekipin në Lisbonë dhe, sipas raportimeve, ka kërkuar personalisht afrimin e tij.

Endrick, siç bëhet e ditur, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe po i shqyrton të gjitha ofertat që ka marrë së fundmi./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.