Avni Arifi nga Aleanca, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka komentuar çështjen e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Arifi ka thënë se askush nuk duhet t’i prekë këto simbole, pavarësisht se kush është në pozitën e presidentit.
Ai ka theksuar se, në parim, nuk beson se presidentja ka pasur për qëllim zhvendosjen e tyre, por ka vlerësuar se në raste të tilla duhet të ketë komunikim paraprak me njerëzit përkatës, në mënyrë që të dihet se cili është plani.
Sipas Arifit, çështje të tilla kërkojnë kujdes dhe koordinim institucional.
Burimi: gazetablic.com ↗

