KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A duhet të publikohen fotografitë e personave të dyshuar për vjedhje? (VIDEO)

A duhet të publikohen fotografitë e personave të dyshuar për vjedhje? (VIDEO)

Publikimi i fotografive të personave të dyshuar për vjedhje në rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Përveç njoftimeve të Policisë së Kosovës, fotografitë e tyre shpërndahen edhe nga portalet dhe përdoruesit e Facebook-ut, duke u bërë shpesh objekt komentesh dhe gjykimesh publike.

Një rast i tillë u bë i njohur në Ferizaj, ku pronari i një marketi publikoi fotografinë e një të riu, duke e akuzuar se për dy net radhazi kishte vjedhur pije alkoolike me vlerë mbi 40 euro. Pronari kishte deklaruar se rastin e kishte paraqitur edhe në Polici.

Por, fotografitë e personave të dyshuar publikohen edhe në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës. Në disa raste, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tyre, kryesisht për dyshime për vjedhje. Në mesin e fotografive të publikuara ndër vite ka edhe gra, të cilat pas shpërndarjes në rrjete sociale bëhen objekt i komenteve dhe reagimeve të shumta.

Policia e Kosovës, në përgjigjen për Kiks Kosova, ka bërë të ditur se publikimet bëhen në koordinim dhe me autorizimin e organeve të drejtësisë. Sipas Policisë, fotografitë largohen pasi personat identifikohen ose arrestohen.

Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës sqaron se ka kompetencë të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve policorë, përfshirë edhe publikimin e fotografive dhe të dhënave identifikuese, në rastet kur ekziston dyshimi për shkelje të ligjit apo procedurave.

IPK thekson se publikimi duhet të vlerësohet në raport me rrethanat e rastit, qëllimin e kërkimit të ndihmës së qytetarëve dhe domosdoshmërinë e një mase të tillë. Edhe neni 77 i Kodit të Procedurës Penale parasheh mundësinë që prokurori i shtetit të autorizojë publikimin e fotografisë së të dyshuarit, kur kjo është e nevojshme për përcaktimin e identitetit ose zhvillimin efikas të procedurës.

Për çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale ka folur edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi. AIP vlerëson se publikimi duhet të jetë proporcional me qëllimin që synohet të arrihet dhe se fotografia duhet të përdoret si masë e fundit, kur mënyrat e tjera nuk janë të mjaftueshme. Sipas Agjencisë, pas arrestimit të personit, Policia duhet ta largojë fotografinë nga publikimi dhe të kërkojë edhe nga mediat fshirjen e saj. AIP ka ngritur gjithashtu çështjen e anonimizimit të personave të tjerë që mund të shfaqen në fotografi.

Ndërsa, Avokati i Popullit, përmes përgjigjes për Kiks Kosova, thekson se publikimi në vetvete nuk është i ndaluar, por duhet të respektohen të drejtat e qytetarëve, përfshirë të drejtën për privatësi, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Kronikë e përgatitur nga Kiks Kosova:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.