Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen Nix, raporton GazetaBlic.
Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve, mbështetjen për proceset e demokratizimit dhe zhvillimin e brendshëm partiak.
Po ashtu, temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale politike në Kosovë, projektet e përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks në forcimin e kapaciteteve organizative dhe politike të LDK-së.
Burimi: gazetablic.com ↗

