Brighton tashmë ka arritur të mos pësojë gol në shtatë ndeshje në Premier League këtë sezon, duke barazuar kështu rekordin mbresëlënës mbrojtës të Arsenalit.
Gjithashtu, ata nuk kanë pësuar ende asnjë gol në Conference League, duke qenë e vetmja skuadër në këtë kompeticion që ka ruajtur një bilanc të përsosur mbrojtës.
Stadiumi “Amex” është shndërruar në një kështjellë, Brighton-i ka pësuar vetëm një gol në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi këtë sezon.
Portieri Bart Verbruggen kryeson në Premier League si për numrin e golave të shmangur, ashtu edhe për ndeshjet e mbyllura pa pësuar gol.
Ardhja e Vuskovic-it ka forcuar gjithashtu bërthamën e mbrojtjes. Ai është dëshmuar si një forcë fizike e frikshme, i cili njëkohësisht ndihet mjaft komod në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.
Fabian Hürzeler po ndërton një skuadër që po bëhet jashtëzakonisht e vështirë për t’u thyer./IndeksOnline/

