Bordi i Drejtorëve të “Infrakos”, ka njoftuar se kërkesat e përfaqësuesve sindikalë po trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë.
Ata kanë thënë se ndërmarrja gjendet në një situatë të vështirë financiare.
“Bordi do të vazhdojë diskutimet me sindikatën dhe institucionet përgjegjëse, me synimin e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, të realizueshme dhe në interes të të gjitha palëve. Njëkohësisht, Bordi u bën thirrje përfaqësuesve sindikalë dhe të gjithë punonjësve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që të krijohen kushtet për funksionimin normal të ndërmarrjes dhe të sigurohet mbarëvajtja e shërbimeve hekurudhore në vend”, ka njoftuar “Infrakos”.
Punëtorët e “Infrakos” janë në grevë që nga dita e djeshme pasi po kërkojnë rritjen e pagave, ndërsa që nga dje nuk po qarkullojnë trenat në vend. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

