Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, Jeta Rafuna, ka njoftuar një investim të ri në kryeqytet.
Ajo ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të ndërtohet pika moderne për grumbullimin e perimeve, shkruan IndeksOnline.
“Sot, me mikpritjen e z. Rujdi Mazrek, nënkryetar i Komunës së Mamushës dhe drejtor i Bujqësisë, vizituam Mamushën për të parë nga afër funksionimin e pikave grumbulluese, kapacitetet për ruajtjen dhe përpunimin e perimeve, si dhe për të marrë përvojat e tyre në këtë sektor.
Kjo vizitë shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e projektit tonë, i cili do të realizohet në Kryeqytet gjatë vitit 2027: ndërtimi i pikës moderne grumbulluese për perime, me infrastrukturë bashkëkohore dhe hapësira frigoriferike” shkroi ajo.
Ndërtimi i një qendre të tillë pritet ta bëjë më të lehtë qasjen në prodhimet bujqësore të freskëta dhe 100% të tokës sonë.
Ky është njoftimi i plotë i Rafunës:
Një investim i ri për bujqësinë.
Në vitin 2027, do të ndërtojmë pikën moderne grumbulluese për perime në Kryeqytet
Sot, me mikpritjen e z. Rujdi Mazrek, nënkryetar i Komunës së Mamushës dhe drejtor i Bujqësisë, vizituam Mamushën për të parë nga afër funksionimin e pikave grumbulluese, kapacitetet për ruajtjen dhe përpunimin e perimeve, si dhe për të marrë përvojat e tyre në këtë sektor.
Kjo vizitë shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e projektit tonë, i cili do të realizohet në Kryeqytet gjatë vitit 2027: ndërtimi i pikës moderne grumbulluese për perime, me infrastrukturë bashkëkohore dhe hapësira frigoriferike.

