KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Murtezaj flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris

Murtezaj flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare, si Forumi i Paqes në Paris, duke thënë se përveç përfaqësimit institucional, Qeveria duhet të mbështesë edhe iniciativa të tjera që mundësojnë praninë e vendit në organizime të tilla.

Në Five të TV Dukagjinit, Murtezaj ka thënë se bota aktualisht po përballet me konflikte të shumta të armatosura, përfshirë luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Ai ka theksuar se në nivel global janë më shumë se 100 konflikte të armatosura, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e vëmendjes që u kushtohet viktimave të pafajshme në këto konflikte.

“Bota aktualisht gjendet para konflikteve madhore, invazioni rus në Ukrainë, pastaj gjendjet shumëdimensionale të konflikteve në Lindjen e Mesme. Teksa po flasim janë më shumë se 100 konflikte të armatosura globalisht. Dhe shtrohet pyetja, sa prej tyre janë në të cilat vdesin njerëz të pafajshëm, sa shumë apo sa pak flitet për këto?”, ka deklaruar Murtezaj.

Duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në organizime të tilla, ai ka thënë se është e kuptueshme dëshira e vendit për të qenë pjesë e tryezave ku diskutohen çështjet ndërkombëtare, por ka theksuar se rëndësi ka edhe fakti që Kosova nuk është pjesë e disa diskutimeve për konfliktet globale.

“Dhe nga një këndvështrim e kuptojmë vullnetin tonë dhe dëshirën tonë për të qenë të pranishëm qoftë në tavolinë të diskutimit për Kosovën, por nganjëherë fakti që ne i kemi punët mirë, nuk jemi pjesë e disa tavolinave ku flitet për konflikte”, është shprehur ai.

Sipas Murtezajt, pjesëmarrja në organizime që zhvillohen në kuadër të multilateralizmit është e rëndësishme, para së gjithash për prezencën, por edhe për përfaqësimin e shtetit.

“Megjithatë, gjithmonë në organizime të tilla që hyjnë në kuadër të multilateralizmit, është e rëndësishme prezenca në radhë të parë, por edhe përfaqësimi”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka vlerësuar se Kosova bën mirë që përfaqësohet përmes institucioneve shtetërore, por ka shtuar se Qeveria duhet të kujdeset edhe për mbështetjen e iniciativave të tjera që do t’i mundësonin vendit të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare.

“Ndoshta Kosova është mirë që përfaqësohet me institucione shtetërore, por shteti dhe Qeveria do të duhej të kujdeseshin t’i përkrahin edhe iniciativat e tjera në formë të projekteve, në mënyrë që të jenë pjesë e këtij forumi”, ka deklaruar Murtezaj.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.