KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mori ftesë zyrtare nga Sevilla, Lausanne-Sport ia pamundëson Edion Dërgutit kalimin te gjiganti spanjoll

Mori ftesë zyrtare nga Sevilla, Lausanne-Sport ia pamundëson Edion Dërgutit kalimin te gjiganti spanjoll

Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi i tij Lausanne-Sport.

Sevilla që disa muaj është duke kërkuar një mesfushor që luan në stilin e Sergio Busquets, ndërsa në “radarët” e tyre ra Dërguti, i cili ka shkëlqyer tek të rinjtë e Lausanne-Sport.

Klubi spanjoll e ka skautar dardanin e ri dhe mbeten të impresionuar nga stili i lojës, kësisoj edhe i dërguan një ftesë zyrtare për prova, para se të merrnin vendimin përfundimtar se nëse do të nënshkruajnë me të kontratë profesionale.

Mirëpo, Telegrafi me burime merr vesh, se ishte Lausanne-Sport që ia pamundësoi këtë mundësi të artë. Skuadra zvicerane refuzoi të diskutojë me Sevillan për këtë lëvizje, duke kërkuar që mënyra e vetme për ta marrë lojtarin është duke e aktivizuar klauzolën e lirimit.

Burimet e njëjta thonë se Lausanne-Sport po refuzon të negociojë edhe me klubet e tjera të interesuara në Zvicër për futbollistin, si dhe njëkohësisht ta promovojë qoftë në ekipin e dytë të klubit, duke e lënë të stërvitet me U19.

Dërguti aktualisht po vlerësohet si një nga lojtarët më të talentuar në Zvicër, ku stili i lojës shpesh i krahasohet me vetë legjendën e Spanjës dhe Barcelonës, Busquets.

Pjesë e Kosovës, por kërkohet edhe nga Zvicra

17-vjeçari është ftuar nga Kosova U19 për tre ndeshjet e këtij muaji ndaj Belgjikës, Skocisë dhe Kazakistanit, në kuadër të kualifikimeve për Euro U19.

Mirëpo, pavarësisht kësaj – Dërguti po vazhdon të ketë vëmendje edhe nga Zvicra, të cilët faktikisht e kanë vendosur në listën rezervë të grupmoshës U18.

Megjithatë, Telegrafi mëson se dëshira e vetme e talentit me tipare defansive është Kosova dhe nuk po e konsideron asnjë “ofertë tjetër nacionale”.

Përndryshe, lojtari i talentuar është kontaktuar edhe nga disa klube të njohura gjermane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.