Sipas Fabrice Hawkins, sulmuesi i Bournemouth, Eli Junior Kroupi, ka marrë ftesën e tij të parë për t’iu bashkuar kombëtares franceze.
21-vjeçari mund të bëjë debutimin e tij me ekipin e parë të “Les Bleus”, pasi zgjodhi të përfaqësojë Francën në vend të Bregut të Fildishtë apo Portugalisë, për të cilat gjithashtu kishte të drejtë të luante.
Kroupi do të zëvendësojë Marcus Thuramin në skuadër, pasi sulmuesi i Interit është detyruar të tërhiqet për shkak të një dëmtimi.
Në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare, Franca do të përballet në transfertë me Italinë të enjten, ndërsa të dielën do të presë Turqinë.
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

