KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen dy shqiptarë në Itali për lëndë narkotike, iu gjetën disa lloje të tyre

Arrestohen dy shqiptarë në Itali për lëndë narkotike, iu gjetën disa lloje të tyre

Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në zonën Tor San Lorenzo, në Ardea të Italisë, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

Sipas mediave italiane, arrestimet u kryen gjatë dy operacioneve të ndara kundër trafikut të drogës, të zhvilluara brenda 24 orëve nga karabinierët e stacionit të Tor San Lorenzos. Të dy të arrestuarit kishin vendbanimin në Aprilia.

Në rastin e parë, 26-vjeçari u kap në momentin kur po i dorëzonte një personi tjetër një pako përmes portës së një banese në rrugën Viale San Lorenzo, shkruan Canaledieci.

Me të vërejtur forcat e rendit, ai u largua me veturë, duke shkaktuar një ndjekje policore që përfundoi në rrugën Via Adda, në Aprilia, ku u ndalua, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të veturës, policia gjeti 12 gramë kokainë të ndarë në 26 doza, dy gramë crack në katër paketime dhe tre gramë hashash në katër paketime.

Ndërkaq, gjatë ditës pasuese, karabinierët ndaluan edhe 20-vjeçarin, i cili po drejtonte një veturë. Gjatë kontrollit në automjet u zbuluan 10 gramë kokainë të ndarë në 27 doza, tre gramë crack në pesë doza, dy gramë hashash dhe një gram marihuanë.

Të dy shqiptarët janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.