Arian Tahiri dhe Vlora Çitaku, kanë zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, raporotn GazetaBlic.
Përmes një postimi, Tahiri bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Ai theksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke vënë në pah rëndësinë e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.
Burimi: gazetablic.com ↗

