Endrick ka pranuar se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit, por e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të luajtur rregullisht. Milani dhe Roma po ndjekin me vëmendje situatën e sulmuesit brazilian te Real Madridi.
Sipas raportimit të Calciomercato.com, 20-vjeçari brazilian pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së dimrit.
Real Madridi preferon ta huazojë lojtarin, ashtu siç bëri sezonin e kaluar te Lyoni. Megjithatë, Milani dhe Roma kërkojnë kushte më të favorshme për transferimin e tij. Të dy klubet italiane preferojnë një transferim përfundimtar ose një huazim me të drejtë blerjeje, duke përfshirë një klauzolë të lartë riblerjeje në favor të Real Madridit.
Endrick ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030 dhe përfiton rreth 6 milionë euro bruto në sezon. Real Madridi pagoi Palmeirasit 35 milionë euro, plus 25 milionë euro bonuse, për transferimin e tij në dhjetor të vitit 2022. Aktualisht, vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/

