KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në Hagë – pianisti nga Kosova, Arben Ramadani performon në hapjen e festivalit

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në Hagë – pianisti nga Kosova, Arben Ramadani performon në hapjen e festivalit

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ishte pjesë e programit hapës të festivalit ndërkombëtar “Eastern Neighbours Film Festival” (ENFF), i cili u mbajt në Hagë të Holandës.

Mbrëmja hapëse u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë dhe nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, shkruan Telegrafi.

Programi vijoi me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money” të regjisorit Visar Morina, i cili sjell historinë e një familjeje nga Kosova, që përballet me vështirësi ekonomike dhe pasojat e një tradhtie brenda familjes, e cila rrezikon jetesën e saj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje, gjatë së cilës të ftuarit shijuan ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova, duke pasur mundësi të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat shqiptare e kosovare.

Në këtë edicion të festivalit ishte i pranishëm edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren. Ai ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të reja.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Hagë, pjesëmarrja e Nurkollarit dëshmon prezencën e profesionistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare të filmit dhe kontributin e tyre në promovimin e kinematografisë dhe krijimtarisë filmike të rajonit.

Ambasada e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë mbrëmje, gjatë së cilës kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.