Zv. kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali sot ka njoftuar se qeveria sot ka dhënë dritë të gjelbër për Ligjin për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
“Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet.
Sot, në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit iu dha drita e gjelbër!
Pas 35 vitesh pritje, një e drejtë e merituar po bëhet realitet”, njofton Sali./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

