KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Krenar që jam këtu”, Betim Fazliji pasi rikthehet te Kombëtarja e Kosovës: Mezi pres të luaj!

“Krenar që jam këtu”, Betim Fazliji pasi rikthehet te Kombëtarja e Kosovës: Mezi pres të luaj!

Betim Fazliji është ftuar nga trajneri Franco Foda në mungesë të Lumbardh Dellovës.

Fazliji sot u paraqit në stërvitje me Kombëtaren e Kosovës, shkruan Indeksonline

Kurse pas saj, ai foli për kamerat e FFK-së, duke u shprehur shumë i lumtur që është ftuar.

“Jam shumë i lumtur që m’ka thirrë kombëtarja. Jam krenar, gjithçka është e madhe kur vi këtu me mbështetë kombin tonë dhe mezi pres të luajë.

“Stërvitja shkoi shumë mirë, ekipi në super formë. Të gjithë jemi të lumtur dhe të motivuar.

“Presim një lojë shumë të mirë kundër Izraelit si vendas në stadiumin Fadil Vokrri”, u shpreh Fazliji

Kosova të shtunën luan ndeshjen ndaj Izraelit, kurse tri ditë më vonë ndaj Irlandës./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.