KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në Bullgari: 12 të vdekur nga aksidentet zinxhirore, përfshihen 86 automjete

Tragjedi në Bullgari: 12 të vdekur nga aksidentet zinxhirore, përfshihen 86 automjete

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga 2 aksidente zinxhirore në Bullgari.

Sipas Associated Press (AP), aksidentet ndodhën të martën, më 10 nëntor, në një autostradë në lindje të vendit, mes Sofjes dhe qytetit bregdetar Burgas.

Ministrja e Shëndetësisë, Katya Ivkova, njoftoi se 10 persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa 2 të tjerë gjatë transportimit për në spital. Gjithsej 46 persona u dërguan në institucione shëndetësore për trajtim.

Në aksidentet e ndodhura rreth orës 07:00 u përfshinë 86 automjete, përfshirë shumë kamionë të rëndë.

Përplasjet ndodhën në të njëjtën zonë, por në drejtime të kundërta të autostradës, duke detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin në të dyja drejtimet.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa vlerësimet fillestare tregojnë se mjegulla e dendur, sipërfaqja e lagësht e rrugës dhe shpejtësia e papërshtatshme për kushtet atmosferike mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidenteve.

Guvernatori rajonal, Mihail Kasherov, e përshkroi situatën në vendin e ngjarjes si të jashtëzakonshme, duke thënë se nuk kishte parë më parë një skenë të tillë.

Tragjedia ka ndikuar edhe në agjendën e udhëheqësve shtetërorë. Kryeministri bullgar, Rumen Radev, ndërpreu takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të shkuar në vendin e aksidenteve.

Ndërkohë, presidentja bullgare, Iliana Yotova, ndërpreu pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris për t’u kthyer në Bullgari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.