KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore, atmosfera në kamp është shumë e mirë

Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore, atmosfera në kamp është shumë e mirë

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot (e martë) përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, duke zhvilluar seancën e dytë stërvitore në prag të përballjeve kundër Izraelit dhe Irlandës.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë, me futbollistët që po punojnë me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë për dy sfidat e rëndësishme që i presin.

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm pothuajse të gjithë futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili mungoi në këtë seancë.

Ndërkohë, rikthimi në Kombëtare ka sjellë emocione pozitive për Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizin, të cilët janë shprehur të lumtur që sërish janë pjesë e Dardanëve.

Të dy futbollistët kanë shprehur optimizëm për dy ndeshjet e ardhshme, duke besuar se Kosova mund të arrijë rezultate pozitive dhe ta vazhdojë me sukses rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të vazhdojnë me seancat stërvitore në ditët në vijim, me synimin që të jenë në formën më të mirë të mundshme për dy sfidat e radhës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.