Një qytetar nga Vushtrria ka gjetur në rrugë një portofol me para dhe e ka dorëzuar në polici.
Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se portofoli nuk përmban dokumente identifikuese, prandaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e pronarit.
Sipas njoftimit të Policisë, të publikuar më 10 nëntor 2026, personi që e ka humbur portofolin ose kushdo që ka informacione për pronarin mund të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri.
"Pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse, portofoli së bashku me shumën e parave do t'i kthehet pronarit legjitim", thuhet në njofitmin e PK-së.
.Policia me këtë rast ka falënderuar qytetarin që e ka gjetur dhe dorëzuar portofolin për veprimin e tij të përgjegjshëm.

